Gjatë ndeshjes në Evropa League Villareal-Porto ka pasur shumë drejtues të klubeve të mëdha evropiane që kanë shikuar talentin e Villarealit.
Në veçanti Interi ka shikuar nga afër Mateo Pablo Musacchion, mbrojtësin argjentinas me pasaportë italiane.
Për mbrojtësin 21-vjeçar gjithashtu edhe Milani është në kërkim, ku, siç raportohet, dëshiron të hyjë në garë me Interin.
Për mbrojtësin e ri, i cili u rrit në River Plate dhe erdhi në Spanjë në vitin 2009, Milani dhe Interi janë të gatshëm të zhvillojnë një tjetër derbi në treg.
Musacchio ka habitur të gjithë me personalitetin e tij të madh të treguar, duke ditur se ka vetëm 20 vjet, megjithatë, vështirë se Villareal do ta largojë atë.
Wednesday, 11 May 2011 17:29