Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, po monitoron sulmuesin spanjoll Miçu, duke e kthyer atë në një nga objektivat e merkatos së verës. “Topçinjtë” janë në kërkim të një qendërsulmuesi për të afruar në skuadër dhe lojtari i Suonsi i bashkohet kandidaturave të tjera të Gonzalo Higuain, Stevan Jovetiç dhe Uejn Runi, të cilët janë përmendur gjatë kohëve të fundit.
Venger dhe skuadra e tij e vëzhguesve kanë diskutuar gjatë javëve të fundit për lojtarin e Suonsi, i cili shpërtheu në këtë sezon duke shënuar 22 gola, ndonëse askush nuk e priste një paraqitje të tillë nga një futbollist që ishte blerë për vetëm 2 milion paund nga Rajo Vajekano.
22 vjeçari ka rinovuar në fund të sezonit kontratën e tij me Suonsin, por uellsianët nuk do t’i rezistonin një ofertë prej më shumë se 15 milion eurosh, pasi me këto para Majkëll Laudrup do të kishte mundësinë të përforconte klubin me lojtarë të tjerë cilësorë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 June 2013 07:52