“Ne kemi diçka nga përvoja ndërkombëtare nga Europa League në sezonin e fundit, por sigurisht se është krejtësisht ndryshe për të luajtur në Ligën e Kampionëve,” tha Ballack për faqen zyrtare të UEFA-së.
“Nga përvoja unë e di se kjo është në një nivel tjetër. Megjithatë, në ndeshjen e parë në Londër, ku ne mund të shkojmë pa ndonjë presion, mund të bëjmë një surprizë.”
Ballack tha se ai është duke kërkuar fitore në rikthimin e tij në Stamford Bridge, pas largimit nga Chelsea për në Leverkusen, në verën e vitit 2010.
“Unë isha shumë i lumtur. Për mua barazimi vështirë se mund të ketë qenë ndonjëherë i mirë. Unë jam duke kërkuar fitore atje dhe kjo me siguri do të jetë një ndeshje e veçantë për mua.”
Leverkuseni ka besim të lartë përpara ndeshjes të së martës, pasi fitoi 4-1 nga Augsburgu, në fundjavë. (LajmeShqip.com)
Monday, 12 September 2011 15:11