Mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards, është i vendosur për të hyrë në bisedime me super-agjentin Italian, Bronzetti.
Ky veprim ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e Richards.
Bronzetti ka lidhje të ngushta me të dy klubet spanjolle, Real Madridin dhe Barcelonën, por edhe me skuadrat gjigante nga Italia.
Daily Mail tregon se agjenti Brnzetti dhe Micah Richards ka udhëtuar jashtë Anglisë pa u vëne re dhe bisedime mes tyre janë jozyrtare.
Ne muajit e fundit, Juve dhe Barcelona kanë qenë të lidhur për shërbimet e Richards.
Nëse ai është i përgatitur për tu çrrënjosur dhe për të luajtur jashtë vendit mbetet për t’u parë, por fakti që ai ka rënë dakord të takohen me super-Bronzettin është një tregues i qartë se e ardhmja e tij afatgjatë mund të jetë larg nga Eastlands.
Thursday, 21 April 2011 08:36