Leo Messi mbrëmë ishte vendimtarë në fitoren kundër Sevillës në Super Kupën e Evropës, duke shënuar 2 gola shumë të bukur dhe duke qenë pjesë e aksionit në golin e pestë.
Barcelona mbrëmë ka fituar me rezultat prej 5-4, pas vazhdimeve në finalen e Supër Kupës të zhvilluar në Tbilisi, transmeton Koha.net.
Kurse mesfushori i Sevillës, Vitolo pas takimit ka thënë se Messi tregoi edhe njëherë se përse është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.
“Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe sot ishte i pa ndalshim. Ekipi ynë bëri një performancë 10 prej 10 të mundshme. Vrapuam me gjithë fuqinë, nuk është e lehtë të rikthehesh në lojë kundër Barcelonës në rezultatin prej 4-1”, ka thënë Vitolo për media, raporton Goal.com.
Barcelona mbrëmë fitoi trofeun e katërt në këtë vit, pas triumfit në Ligën e Kampionëve, La Liga dhe Kupën e Mbretit.
Wednesday, 12 August 2015 09:06