Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi e ka quajtur kapitenin e Manchester Unitedit dhe Anglisë, Wayne Rooneyn si lojtarin më të mirë të gjeneratës së tij.
Rooney të martën u bë golashënuesi më i mirë i Anglisë me 50 gola kur realizoi një gol në fitoren ndaj Zvicrës.
29-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesorë të Anglisë dhe Messi ka thënë se ai është njëri prej lojtarëve më të mirë me të cilët është përballur.
“Wayne Rooney është, për mua, një në gjeneratën e tij. Njëri nga lojtarët e veçantë, i cili nuk mund të krahasohet me të tjerët”, ka thënë katër herë fituesi i Topit të Artë.
“Ka shumë lojtarë të veçantë, por Rooney ka kualitete të jashtëzakonshme dhe teknikë. Njëri nga lojtarët më të fortë me të cilët jam përballur ndonjëherë. Nuk ka si ai”.
Në krahasim me Rooneyn që realizoi 50 gola në 107 paraqitje për Anglinë, Messi ka realizuar 49 gola në 105 paraqitje për Argjentinën.
Thursday, 10 September 2015 15:05