Super ylli i Barcelonës, lojtari më i mirë në botë për momentin Lionel Messi me dy golat e shënuar mbrëmë në Bernabeu ka arritur të futet në top 10 golashënuesit më të mirë në histori të El Clasico.
Ai është më i miri në botë për momentin, dhe në moshën 23 vjeçare është futur në top 10 golashënuesit më të mirë në El Clascio.
Po vazhdoj me këtë ritëm shumë shpejtë do të jetë në maje të listës.
Messi deri me tani ka shënuar plotë 10 gola në El Clasico dhe mbanë vendin e nëntë në listë, duke lënë mbrapa Luis Suarezin, Ivan Zamoranon, Santiago Bernabeun e shumë e shumë emra të mëdhenjë.
Listës i prinë Alfredo Di Stefano me 18 gola të shënuar ndërsa i dyti është Raul Gonzalez me 15 gola.
Lojtari me i mire ne bote Lionel Messi eshte 9 gola larg per t’ia thyer rekordin Di Stefanos, dhe kur marrim parasysh se është vetëm 23 vjeç atëherë është e mundur te arrihet kjo.
Lista e Top 10 golashënuesve më të mirë në El Clasico:
1. Alfredo Di Stefano, Real Madrid, 18 gola
2. Raul Gonzales, Real Madrid, 15 gola
3. (3). Cesar Rodriguez, Barcelona, 14 gola
4. (3). Francisco Gento, Real Madrid, 14 gola
5. (3).Ferenc Puskas, Real Madrid, 14 gola
6. Carlos Alonso Gonzalez-Santillana, Real Madrid, 12 gola
7. Hugo Sanchez, Real Madrid, 10 gola
8. (7) Juan Gomez Gonzalez-Juanito, Real Madrid, 10 gola
9. (7) Lionel Messi, Barcelona, 10 gola
10. Estanislao Basora, Barcelona, 9 gola
Prej të gjithë këtyre lojtarëve që i renditëm më lartë vetëm Lionel Messi është lojtari i cili ende luan në El Classico.
Thursday, 28 April 2011 14:05