Lionel Messi, Giovani dos Santos, Wayne Rooney, Zlatan Ibrahimovic dhe Neymar bëjnë pjesë në 10-shën për çmimin “Ferenc Puskas” që do të shpallet në janar të vitit 2012.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është i përzgjedhur nga FIFA për golin e tij kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Argjentinasi i Barcelonës me shkathtësi të madhe shënoj për një fitore 3-1 në Ligën e Kampionëve, ku djemtë e Pep Guardiola fituan dhe trofeun.
Lojtari i Tottenham, Giovani dos Santos, Wayne Rooney i Manchester United dhe Ibrahimovic Zlatan i AC Milan, si dhe Neymar i Santos, janë të nominuar për çmimin prestigjioz Puskas.
Giovani dos Santos shënoi për Meksikën kundër Shteteve të Bashkuara për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij ndërsa Rooneyn të gjithë do ta mbajnë mend për atë shkëputjen dhe golin spktakolar kundër Mancheter City, Ibrahimovic shënoj një gol kundër Lecce ne Serie A, ndërsa Neymar siguruar pozicionin e tij me një gol solo për Santosin kundër Flamengo.
Çmimin e FIFA-së 2011, Puskas, i cili është emëruar për nder të hungarezit Ferenc Puskas, do të shpallet më 9 janar dhe fitues i fundit ishte Hamit Altintop. (LajmeShqip.com)
Saturday, 19 November 2011 17:00