Ish-sulmuesi anglez, Alan Shearer, ka folur fjalë të mira për Lionel Messin.
“Për Ronaldon u paguan 94 milion euro, por Lionel Messi do ta thyente atë. Që tani do të thoja që ai është më i miri ndonjëherë që ka ekzistuar, duke shikuar çka po bën ai në kontinuitet. Çfarë bëri ai vitin e kaluar, 49, 50 gola? Këtë vit ka shënuar 52 gola. Ai bën që mbrojtësit më të mirë në botë të duken si lojtarë të dobët. Ai është 23 vjeçar. E frikshme. Çfarë bënë ai në Champions League. Ai është një gjeni i vogël. Ai është i jashtëzakonshëm. Ai luan çdo lojë”.
“Unë jam i sigurt se nganjëherë menaxheri do të donte për a pushuar atë. Mënyrën se si ai luan, është sikur duke luajtur me shokët e tij në një mëngjes të diel, pa frikë. Unë e dua atë lojtar”, ka thënë Shearer.
Sunday, 15 May 2011 15:24