Superylli i Barçës dhe i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, është duke insistuar tek drejtuesit e Barçës për blerjen e bashkëkombasit të tij, Javier Pastore (21) që luan tek Palermo.
Pastore në shumë intervista të tij e ka deklaruar haptas ëndrrën e tij për të luajtur përkrah Messit dhe admirimin e madh për skuadrën e Barçës.
Për Pastoren kanë shprehur interesim pothuajse të gjitha top-skuadrat evropiane, përfshirë rivalët e Real Madrid, Milan, Inter Milan, Juventus, ManCity, ManUtd, Chelsea etj.
Çmimi i tij sillet rreth 30 milionë euro.
Pastore luan në pozitën e mesfushorit ofansiv e, gjithashtu, sulmuesit dytësor apo anësor. Shquhet për teknikë dhe vizion të lojës, gjithashtu dhe si shënues i mirë.
Barça është vënë gjithashtu pas yllit të Udineses, Alexis Sanchez, të cilin e konsideron si të përshtatshëm për stilin e lojës, por çmimi i lartë prej 40 milionë eurosh mund të bëjë që të heqë dorë dhe të rikthehet në pistën Pastore.
Seydou Keita është lojtari që ka luajtur me së shumti ndeshje në këtë sezon, gjithsej 55, dhe ka qenë i pranishëm vazhdimisht në 28 ndeshjet e fundit.
Më poshtë janë disa fakte, pas ndeshjes me Deportivon:
Keita ka munguar në 5 nga 60 ndeshjet e këtij sezoni, kundër Panathinaikos 5-1 dhe në të dyja ndeshjet kundër Rubin Kazanit 1-1 dhe 2-0, dhe në dy ndeshjet si vendas kundër Sevillas 5-0 dhe kundër Malagas 4-1.
Bojan filloj që të luante pas saktësisht një muaji që u lëndua. Loja e fundit e tij ishte kundër Almerias 3-1 në Nou Camp.
Po ashtu dhe Maxwell u rikthye, i cili ishte i lënduar që nga ndeshja me Osasunën, kurse Oriol Romeu debutoi për herë të parë në La Liga e, po ashtu, ndeshja e parë në La Liga ishte dhe për Jonathan Dos Santos.
Bartra dhe Thiago ishin lojtarët që vodhën më së shumti topa, nga 9 secili, kurse ekipi ka pranuar vetëm 10 gola në 19 ndeshjet e fundit.
Për Deportivon ky nuk ishte barazimi i parë kundër ekipit të Guardiolës. Ata arritën të nxjerrin një barazim edhe
r.
Tuesday, 17 May 2011 17:35