Gazeta sportive madriliene MARCA ka ndarë shpërblimin për Futbollistin më të Mirë të Sezonit 2010/2011 për super-yllin e Barçës, Lionel Messi, për të tretën herë radhazi.
Marca njofton se Messi është fitues i këtij çmimi, duke lënë pas Cristiano Ronaldon dhe Xavi Hernandez.
Është viti i katërt i ndarjes së këtij çmimi, ku të parin e kishte fituar legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez, ndërsa 3 të tjerë kanë shkuar për Messin.
Votuesit e Marca në internet kanë votuar gjatë tërë vitit, ndërsa përzgjedhja përfundimtare është bërë nga juria e përbërë nga Andoni Zubizarreta, Emilio Butragueno, Jose Eulogio Garate, Manuel Diaz Vega, Fernando Hierro, Fabio Capello, Luis Suarez dhe Enrique Castro Quini.
Thursday, 02 June 2011 14:38