Barcelona ka vuajtur për të marrë fitoren e parë të saj në ndeshjen e hapjes së Grupit E në Ligën e Kampioneve. Ndonëse kanë fituar 3-2, katalanasit e Tito Vilanovas kanë djersitur shumë për të kaluar Spartakun e Moskës që drejtohet nga spanjolli Unai Emeri.
Rusët kishin ardhur për t’u mbrojtur në “Kamp Nou”, por plani i tyre u prish që në minutën e 14-të kur Tejo kaloi në avantazh vendasit me një diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar. Megjithatë, fati ndihmon moskovitët që gjejnë golin e barazimit në minutën e 29-të pas një autogoli të Dani Alvesh.
Pritet reagimi i katalanasve por ai vonon të shfaqet dhe Spartak merr zemër, duke sulmuar disa herë portën e vendasve. Si rrjedhojë e këtij presioni në rritje, në mënyrë të papritur vjen avantazhi i miqve, që në minutën e 59-të festojë golin e Romulo.
Por fatmirësisht për Barcelonën, në radhët e saj është i zakonshmi Mesi, i cili zgjidh situatën me dy golat e tij në minutat 72 dhe 80, për t’i dhënë tri pikë të rëndësishme skuadrës katalanase. Që tani, ekipi i Vilanovës kryeson i vetëm grupin, pasi në ndeshjen tjetër, Sëlltik dhe Benfika janë ndarë në një barazim pa gola. (LajmeShqip.com)
GRUPI G
Barcelona-Spartak Moskë 3-2
14’ Tejo, 72’, 80’ Mesi / 29’ (ag) Dani Alvesh, 59’ Romulo
Sëlltik-Benfika 0-0
Wednesday, 19 September 2012 22:04