Lionel Mesi vazhdon të tregojë se është një futbollist jashtë tiparit të zakonshëm dhe se eviton në çdo mënyrë polemikat. Pak ditë pasi ai u thumbua nga Kristiano Ronaldo, argjentinasi ka preferuar të mos komentojë asgjë, si për të treguar se nuk e shqetëson rivaliteti me portugezin.
“Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me komentet e Kristiano Ronaldos. Jemi këtu për argëtim”, ishin fjalët e argjentinasit që ka organizuar një ndeshje bamirësie në Bogota të Kolumbisë me shumë prej yjeve të futbollit botëror si Godin, Lugano, Maskerano, Diego, Dani Alvesh, Laveci, Robinjo Kanavaro, Hamshik, Radamel Falkao apo Forlan.
Në ndeshjen “Miqtë e Mesit” kundër “Botës”, dy trajnerët e kombëtareve kanë qenë braziliani Dunga dhe italiani Kapelo, ndërsa spektakli është mbyllur në barazim 6-6. (LajmeShqip.com)
Friday, 22 June 2012 13:20