Lionel Mesi ka pranuar se idhulli i tij në fëmijëri ka qenë një brazilian, pikërisht sulmuesi Ronaldo, të cilin e ka marrë shpesh si shembull gjatë gjithë karrierës së tij.
Në një intervistë të dhënë për revistën britanike “FourFourTwo”, Mesi ka shpjeguar arsyen pse kishte idhull lojtarin që ka luajtur me skuadra si Barcelona, Inter, Real Madrid e Milan.
“Ronaldo ishte heroi im. Kur isha i vogël adhuroja të shihja lojtarë si Zidan, Ronaldinjo e Rivaldo. Por Ronaldo është sulmuesi më i mirë që kam parë ndonjëherë”, deklaron argjentinasi në këtë prononcim të tij.
“Ai ishte aq i shpejtë sa mund të shënonte që në minutat e para të ndeshjes, dhe asnjëherë nuk kam parë dikë që ta gjuajë topin më mirë se ai”, deklaroi argjentinasi. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 06 November 2012 17:26