Lionel Mesi shënoi për herë të parë një tregolësh në një ndeshje me përfaqësuesen, duke çuar në 22 numrin e golave në 68 ndeshje me fanellën e Argjentinës. Sulmuesi ishte kritikuar shpesh se nuk riprodhonte me kombëtaren atë që arrinte të bënte te Barcelona por këtë radhë të gjithë kanë mbetur të mahnitur nga paraqitja e tij në suksesin 3-1 ndaj Zvicrës.
Edhe vetë trajneri i zviceranëve, Otmar Hitzfeld, është kënaqur duke parë të luante yllin argjentinas. “Ishte emocionuese ta shihja të luante. Ai na tregoi përsëri pse është lojtari më i mirë në botë”, ishte komenti i Hitzfeld pas ndeshjes.
Ndërkohë, më i lumturi ka qenë padyshim trajneri i kombëtares argjentinase, Sabela, i cili i ka dorëzuar lojtarit edhe shiritin e kapitenit. “Për ne është një bekim nga Zoti që e kemi në skuadër”, ishin fjalët e tij. (LajmeShqip.com)
Thursday, 01 March 2012 09:40