Për të festuar në mënyrë sa më të mirë”Topin e Artë” të tretë radhazi, Lionel Mesi ka vendosur t’i “ekspozojë” trofetë në këpucët që do të veshë këtë fundjavë në ndeshjen
kundër Betis.
Sponsori personal i lojtarit, Adidas, ka prodhuar një palë këpucë me ngjyrë të artë ku përfshihen pamjet e tre “Topave të Artë” në vijëzime, bashkë me vitet kur Mesi i ka fituar 2009, 2010 dhe 2011.
Për më tepër, në këto këpucë shkruhet FIFA BALLON D’OR, PLAYER OF THE YEAR dhe “Gracias a todos” (Faleminderit të gjithëve). Në pjesën e mbrapme të këpucës do të jetë i pikturuar flamuri argjentinas.
Adidas ka bërë të ditur se Mesi do të përdorë këto këpucë të veçanta loje vetëm në sfidën kundër Betis dhe se ky model nuk do të dalë në shitje. (LajmeShqip.com)
Friday, 13 January 2012 17:48