Gianni De Biasi i ishte drejtuar secilit futbollist të Kombëtares së Shqipërisë, me një letër pas marrjes së timonit të kuqezinjve.
De Biasi ishte munduar t’i motivonte lojtarët, duke u thënë se nuk janë inferior ndaj të tjerëve, dhe se mund të jenë gjenerata e parë nga vendi i tyre që mund të kualifikohen në një Botëror.
“Duke filluar nga sot me mua do të keni vetëm një mundësi: të dilni në fushë dhe të bëheni të mëdhenj”.
“Mund të jeni të parët që kualifikoheni në një Botëror në hstorinë e këtij Kombi, të Kombit tuaj, të kombit të baballarëve dhe nënave tuaj, një Kombë të cilin unë kam filluar ta ndjej pjesë timen”, kishte shkruar ai.
Monday, 12 October 2015 09:38 
