Aty ku nuk ka arritur ende Ferrari, mendon të shkojë Mercedes. Skuadra gjermane në fakt publikoi në profilin e saj zyrtar në Twitter foton e një pjese të njëvendëshes së re për botërorin e Formula 1 2014. Në makinën W05 do të jetë i stampuar një mesazh inkurajimi për MichaelSchumacher.
Mbi telajon e argjendtë në faktspikat shkrimi “Keep FightingMichael””, (Vazhdo të luftoshMichael), që i dedikohet ish-pilotit gjerman, i cili gjendet në koma që nga 29 Dhjetori i kaluar dhe mbetet ende i shtruar në spitalin e Grenoble pas aksidentit që pësoi ndërsa ishte duke bërë ski.
Në këtë mënyrë Mercedes tregon se qëndron pranë Schumacher, i cili e mbylli karrierën e tij pikërisht me skuadrën gjermane.
Njëvendëshja e re e Mercedes do ta bëjë debutimin e saj në testet e Jerez de La Frontera ditën e sotme. /albeu/
Tuesday, 28 January 2014 11:21