Menaxheri i Mark Van Bomel, Mino Raiola, thotë se një kthim i holandezit në vendlindje është i mundshëm vetëm nëse lojtari do të ketë ndonjë arsye personale..
Ndonëse kontrata e veteranit përfundon në qershor, palët mund të bie shumë shpejt dakord për zgjatjen e saj edhe një tjetër sezon.
Mino Raiola tha: “Në parim, Mark dhe Milan kanë arritur një bashkëpunim së bashku, qëllimi është të fitojnë e më pastaj t’i shikojnë gjërat së bashku. Ne do të vlerësojmë situata të tjera vetëm nëse Milani vendos të mos e mbajë atë”.
“Pashë punën e Markut kundër Juventusit dhe unë mendoj se ai është lojtari më i mirë në Itali për këtë rol. Vetëm për arsye personale ai mund të vendosë të mos vazhdojë aventurën e tij në Milano”, deklaroi menaxheri i cili ka sjellë në Milano lojtarë si Emanuelson, Robinjo e Ibrahimoviç. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 28 February 2012 14:54