Menaxheri i Masimo Ambrozinit ka deklaruar në mediat italiane se lojtari është shumë pranë firmës me Fiorentinën, me një marrëveshje të mundshme që do të nënshkruhet brenda javës. 36 vjeçari u largua nga Milani pak javë më parë pasi ish-klubi i tij nuk i rinovoi kontratën dhe tani është futbollist i lirë.
“Masimo do të kthehet nga pushimet në javën e ardhshme dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur për një marrëveshje”, tha menaxheri Moreno Roxhi. “Tani jemi në pritje vetëm për telefonatën e Fiorentinës”.
“Firence është një destinacion popullor, jo vetëm për atë, por për të gjithë Evropën. E kupton kur dëgjon zërat për Mario Gomez dhe David Vija”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Sunday, 30 June 2013 15:30