Ledian Memushaj ka deklaruar se Shqipëria nuk ndihet aspak inferiore në raport me ekipet e tjera në ‘EURO 2016’, transmeton Panorama Sport.
Mesfushori i Kombëtares, ka paralajmëruar se kuqezinjtë mund të bëjnë befasi në Europian, në një intervistë të dhënë për ‘Il Centro’.
“Në Francë do të shkojmë të qetë dhe pas asnjë ndrojtje. Do të shkojmë që të bëjmë sa më mirë dhe pse jo, të bëjmë edhe surprizën në fazën e grupeve. Kemi treguar që nuk jemi aspak inferiorë edhe ndaj skuadrave të mëdha si Portugalia, apo edhe Franca. Edhe pse ishte miqësore, këtë të fundit e kemi mundur në vendin tonë, ndërkohë që në transfertë fituam me Portugalinë që në start të këtij edicioni. Pse të mos e provojmë edhe një herë tjetër, pikërisht në Europian”, thotë Memushaj.
Lojtari e ka cilësuar kualifikimin si gëzimin më të madh gjatë karrierës së tij.
Sunday, 18 October 2015 12:08