Një lajm bombë nga “4-4-2”, sipas të cilit Juventus dhe Atletico Madrid kanë folur për Felipe Melon.
27-vjeçari brazilian mund të jetë cilësi për të arritur tek argjentinasi, që duket nën gjurmët e Real Madridit.
Sipas “4-4-2”, së shpejti Juventusi do të dërgojë këtë ofertë tek Atletico Madrid: “Felipe Melo plus 25 milionë euro.”
Braziliani nuk pëlqehet nga Conte dhe është një nga nisjet e sigurta.
Ndërsa çdo sekondë e më shumë po afrohet gjithnjë e më shumë Stephan Lichtsteiner te Juventus.
Këto konfirmime vijnë nga takimi i djeshëm mes drejtuesve juventinë dhe agjentit të lojtarit. Sky Sport konfirmon se mungon shumë pak për transferimin e tij në Torino.
Lazio, gjithashtu e ka gjetur tashmë zëvendësuesin. Ai është 27vjecari i Portos, Cristian Sapunaru, fitues i Europa League para 2 javësh me Porto-n, skuadër me të cilën tashmë ka nisur bisedimet Igli Tare. Këtë fundjavë do të bisedohet edhe me lojtarin që do të jetë në grumbullim me kombëtaren rumune.
Tuesday, 31 May 2011 10:25