Adriano Galliani, ditë më parë darkoi me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez dhe bëhet e ditur se ka arritur një marrëveshje për ish-yllin e rossonerëve, Ricardo Kaka, i cili pritet të rikthehet te skuadra e Milanit si huazim ose si blerje e plotë për 11 milionë euro, që i bie gjashtë herë më pak se që është shitur.
Ka shumë spekulime këto ditë. Drejtuesit e Realit dhe të Milanit janë takuar në dreka e darka, mirëpo, askush nuk e di saktë se për çfarë është biseduar por, në mediat spanjolle shkruajnë se Kaka mund të përfundojë në Milan vetëm për 11 milionë euro, ose si huazim.
“Galliani heshtë dhe thotë vetëm se Kaka nuk mund të kalojë te rossonerët për shkak të rrogës së tij të lartë. Por, kur hesht Galliani atëherë gjithmonë është rrezik, sepse ai kështu e mori edhe Ibrahimoviçin nga Barcelona, në sekondat e fundit te asaj merkatoje, kur askush s’e besonte”, shkruan EM. (LajmeShqip.com)
Sunday, 07 August 2011 11:15