Kombëtarja Shqiptare ne futboll, zhvilloi disa ndeshje të shkëlqyera në garat kualifikuese për Kampionatin Evropian por me afrimin e fundit të këtyre garave, kombëtarja shqiptare bëri disa paraqitje zhgënjyese, ku spikat humbja turpëruese në Luksemburg, me rezultat 2-1.
Por mediat rumune kanë hapur një debat interesant, ku kanë hedhur dyshime së kombëtarja jonë po i shet ndeshjet për baste.
Spas të përditshmes rumene “Sportsilutor”,ka fakte që në këtë ndeshje ka shuma të mëdha parash që janë futur dhe që e kana favorizuar Luksemburgun për fitore, dhe koeficienti i kësaj ndeshje ishte mjaft i madh, parashikohej me kuotën 7.
Por kjo nuk është e tëra, pasi që shumë e dyshimtë duket të jetë edhe ndeshja miqësore ne mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi e cila përfundoj me rezultat 3-2.
Në këtë sfidë Shqipëria gjindej në disavatanzh me rezultat 1-2 nga pjesa e parë, për të përmbysur atë në pjesen e dyte në 3-2.
Sipas disa burimeve thuhet se ndeshja ka qenë marrëveshje dhe se për këtë përmbysje të rezultatit janë shtypur shumë baste, por që thuhet se edhe futbollistët malazez kanë qenë pjesë e kësaj marrëveshje Uefa pritet të hapë pista hetime, dhe nëse gjinden fakte për manipulimë rezultatesh, pritet edhe përjashtimi i kombëtares shqiptare nga të gjitha garat.
Sunday, 25 September 2011 13:07 