Arsenal në gjysmë minutën e parë të fillimit të ndeshjes arriti të kalojë në epërsi me anë të Robin van Persie, ndërsa vendasit u kundërpërgjigjen me anë të Larson, por Van Persie përsëri ishte heroi i takimit, pasi që shënoi edhe golin e dytë nga goditja e lirë.
Arsenali e filloi takimin mjaft mirë, duke shënuar gol që në sekondën e 30-të, me anë të Robin Van Persie.
Mbrojtja e Arsenalit nuk ishte ajo që pritej në gjysmën e parë, ndërsa pas një rrëmujë në zonë, ishte Van Persie ai që largoi topin, ndërsa i transferuari nga Everton, Arteta, duke u munduar ta largojë topin me kokë, preku me dorë dhe u akordua gjuajtje e lirë në të mirë të Sunderland.
Ishte Larson ai që në minutën e 30 me një goditje të fuqishme barazoi shifrat në 1-1 për t’i dërguar skuadrat në pushim si të barabarta.
Me t’u zëvendësuar Gervinho dhe Rosicky me Andre Arshavin dhe Benayoun loja e Arsenalit ndryshoj në tersi, rusi i bëri një sllallom të vërtetë skuadrës së Sunderland por topi përfundoj jashtë portës.
Në minutën e 81’ West Brown ndërhyri ashpër në Van Persin, i cili me një goditje të fuqishme kaloj Arsenalin në epërsi për 2-1.
Arsenali e meritoi fitoren, pasi që çdo statistikë ishte në të mirë të tyre. (LajmeShqip.com)
Sunday, 16 October 2011 16:32 