Trajneri italian, Walter Mazzari para ndeshjes që do të zhvilloj sonte kundër Bayernit në kuadër të Ligës së Kampionëve në stadiumin San Paolo, këmbëngul se lojtarët e tij janë duke kërkuar një fitore në shtëpi.
Klubi italian kryeson me bavarezët e Jupp Heynckes dhe renditet i dyti në grup me katër pikë nga dy ndeshje.
Ky është sezoni i parë i Napolit në konkurrencë të Evropës për 20 vjet, ndërsa Bayern janë rregullisht në Ligën e Kampionëve dhe janë konsideruar si një nga favoritët e kësaj fushate, pas një fillim mahnitëse të sezonit.
Mazzarri pranon se duhet mposhtur gjigantet gjerman në terrenin e tyre në San Paolo dhe kjo nuk do të jetë e lehtë, por ai është i bindur se lojtarët e tij nuk do të jenë të frikësuar. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 18 October 2011 13:35