Në prag të takimit të tij historik ne Ligën e Kampionëve, trajneri italian, Walter Mazzari, ka komentuar fazën e grupit, duke deklaruar se ata do ta kenë të vështirë kundër Manchester Cityt.
“Ne fituam në kampionat kundër Cesenas, jemi plot vetëbesim, ne jemi të vendosur të zhvillojmë një ndeshje të nivelit të lartë dhe të lemë shpirtin në fushë kundër Manchester City,” tha Mazzarri për La Gazzetta dello Sport.
Napoli fitoi 3-1 në ndeshjen e hapjes së fushatës në Serie A më 10 shtator, golat u shënuan nga Ezequiel Lavezzi, Hugo Campagnaro dhe Marek Hamsik.
“Lojtarët e mi nuk duhet të mendojmë për faktin se kjo është Liga e Kampionëve ose që këta janë kundërshtarët. Ne luajtëm edhe kundër Villarrealit dhe Liverpoolit dhe luajtëm mirë kundër të dyjave.”
“Ne jemi këtu për ta dënuar Manchester Cityn dhe për t’u bërë jetën të vështire, siç bëmë me ekipet më të mëdha në Itali dhe kudo në Evropë vitin e kaluar.”
Trajneri i Napolit, gjithashtu, komentoi mbi historinë e klubit në këtë garë, dhe deklaroi se mund të shihet se është arritur diçka e madhe, duke arritur fazën e grupit.
“Rangu thotë se ne jemi ekipi në fund të këtij grupi. Ne nuk kemi luajtur në këtë garë për 21 vjet, por ne jemi një klub i ngritur tani.”
Napoli dhe Manchester City do të duhet të luftojnë me gjigantin nga Bundesliga, Bayern Munich dhe spanjollët e Villarrealit, për kualifikimin e grupit A të Ligës së Kampionëve. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 14 September 2011 09:30