Një he-trik i Maxi Rodriguez, frymëzoi dje Liverpool-in për një fitore 5-0 kundër Birmingham dhe ndihmoi Kenny Dalglishin për të paraqitur një arsyetim bindës për t’u bërë menaxher i përhershëm i Liverpool.
Argjentinasi ishte në vendin e duhur për të shënuar në të tria rastet dhe për të quar Liverpool-in në një avantazh të paarritshëm kundër Birmingham që dukej se ishin krejtësisht jashtë lojës në Anfield.
Gjithçka shkoi në favor të Liverpool, Dirk Kuyt shënoi golin e tij të shtatë në gjashtë ndeshjet ne Premier League, ndërkohë që edhe Joe Cole, i cili ka përjetuar një sezon zhgënjyes, shënoi një gol që nxorri edhe rezultatin përfundimtar në ndeshjen e djeshme.
Sunday, 24 April 2011 16:30