Maxi Rodriguez sot foli rreth krenarisë së madhe që shënoj he-trikun e parë për Liverpool-in dhe pranoj se pritja nga The Kop ishte më e mira në karrierën e tije.
“Definitivisht është momenti im më i mirë me fanellën e Liverpool-it.”
“Mendoj se kjo ishte diçka e veçantë, shënuam shumë gola , ishte he-triku im i parë dhe shënuam këto gola në Anfield.”
“Dua të them se ishte momenti më i miri në karrierë kur në minutën e fundit u zëvendësova ndërsa pritja e The Kop ishte fantastike po ashtu edhe Kenny ishte i kënaqur me paraqitjen time , andaj çfarë të them ishte dita më e mira e imja.”
Jam shumë optimist se Liverpool mund të përfundoj në vendin e pestë.
“Definitivisht është ndjenjë e mirë të shënosh he-trik mirëpo nuk ka rëndësi kush shënon , unë por dua që ekipi të fitoj.”
“Ekipi ka luajtur shumë mirë dhe kjo është gjëja kryesore.”
“Tottenhami barazoj dhe kjo na dha mundësin që të afrohemi afër pozitës së pestë që na dërgon në garat Evropiane. Ne duhet të luftoj deri në fund në mënyrë që ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.”
Monday, 25 April 2011 08:59