Maxi Rodriguez është duke e shijuar jetën e tij në qytetin e Liverpoolit dhe ndjehet i lumtur me klubin.
Rodriguez: “Personalisht unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e klubit të Liverpoolit.
Maxi Rodriguez tregoi një formë të mirë në javët e fundit të sezonit, duke shënuar 7 gola në 3 ndeshje.
“Ne duhet të luftojmë që vitin e ardhshëm të marrim pjesë në garën më prestigjioze evropiane Champions League”.
Ndërsa Daniel Agger i cili që një kohë është i lënduar, duket se i ka ardhur koha t’i jap fundit lëndimit të tij i cili e mbajti kaq gjatë jashtë fushës.
Mbrojtësi i Liverpoolit, Daniel Agger, ka premtuar se do të kthehet shumë shpejt në fushën e gjelbër dhe do të jetë i gatshëm për sezonin e ri.
“Lëndimi im po shërohet dhe do të jetë gjithçka në rregull. Ka qenë shumë e vështirë për mua që në javët e fundit nuk kam mundur t’i ndihmoj klubit tim, ishte e vështirë për mua kur nuk kam mundur as të ec vetëm pa ndihmën e mbajtësve”, theksoi Agger për Liverpoolfc.tv.
“Unë jam definitivisht i bindur se do të kthehem nga lëndimi dhe do të jem më i fortë se kurrë”.
Wednesday, 01 June 2011 12:38