Valter Maxarri, trajneri i Napolit, nuk mund të fshehë gëzimin e tij pasi regjistroi një fitore të rëndësishme ndaj rivalëve të tyre për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa lavdëroi në mënyrë të veçantë Ezekiel Lavecin.
Napoli ishte në formë ndaj skuadrës së Interit dhe paraqitjes i vuri vulën argjentinasi Laveci, duke shënuar një tjetër gol vendimtar.
Trajneri 50-vjeçar ishte i impresionuar nga shpirti që tregoi skuadra e tij dhe vazhdoi duke thënë se performanca e së dielës mund të ketë qenë edhe më e mirë se ajo kundër Çelsit që Napoli e fitoi me rezultatin 3-1.
“Ne ishim shumë mirë në pjesën e parë, ne ishim agresivë dhe vumë në presion Interin në gjysmëfushën e tyre,” ka thënë trajneri për “Corriere dello Sport”.
“Ne kemi luajtur një ndeshje e madhe, ndoshta edhe më të mirë se sa atë kundër Çelsit. Laveci ka bërë përparime të mëdha, ai është duke shënuar më shumë, ai është pjekur dhe është bërë një kampion”.
“Unë jam i dashuruar me këta njerëz. Kur aventura jonë filloi, askush nuk e imagjinonte që ne do të vinim deri këtu”.
Napoli është në vendin e pestë në renditje, pesë pikë prapa vendit të tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve. (LajmeShqip.com)
Monday, 27 February 2012 18:35