Mërgim Mavraj ka dhënë një intervistë për të përditshmen gjermane Bild
Në këtë intervistë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është pyetur për festën e madhe të kuqezinjëve, që për Gjermanët dukej e çuditshme, natyrisht pasi për ta kjo është punë e vogël teksa para se më shumë se një viti fituan edhe Kupën e Botës.
Sidoçoftë, Mavraj ka zbuluar edhe njëherë emocionet që u sollën tifozëve pas fitores me Armeninë dhe kualifikimit direkt në Francë Euro 2016.
“Është e vështirë të realizosh atë që e kemi bërë ne. Për vendin tonë kjo është një gjë shumë e madhe dhe u jep njerëzve pafundësisht më shumë shpresë. Për Gjermaninë është normale të kualifikohet, kurse për ne kjo ka kuptim të madh”, ka thënë Mavraj për ‘Bild’.
Mavraj ndër të tjera ka thënë se është duke punuar shumë që të rikthehet sa më shpejt në fushë pas lëndimit.
“Natyrisht, është ëndërr e imja të jem në një Kampionat Evropian, por unë jam duke punuar me kujdes për t’u kthyer së pari nga lëndimi”, ka shtuar mbrojtësi i Kombëtares.
Thursday, 15 October 2015 08:18