Dallas Mavericks arrin të fitojë me vështirësi ndaj Minnesota Timberwolves me rezultatin 104-96. Në një ndeshje që në letër dukej mjaft e lehtë për t’u fituar, skuadra e Rick Carlisle djersinë shumë për të mposhtur Timberwolves në American Airlines Center.
Vendasit e nisën mirë sfidën, por përballë kishin një skuadër të fortë në mbrojtje. Serbi Peja Stojakoviq ishte ai që shënoi më shumë për Mavericks në periodën e parë të cilën e mbyllën në avantazh 23-17.
Teper e ekuilibruar sfida edhe në periodën e dytë, në të cilën gjermani Dirk Nowitzki realizoi 10 pikë, duke ndihmuar skuadrën të mbante avantazhin ndaj Minnesotas. Miqtë, të udhëhequr nga Anthony Randolph, 31 pikë për të në këtë përballje, bëjnëe qëndresë të fortë dhe në fund të periodës së tretë, përmbysin rezultatin, duke marrë për herë të parë avantazhin ndaj skuadrës së Rick Carlisle ne 88-87.
Por, Dirk Nowitzki tregon edhe një herë se është lojtar thelbësor për Dallas, dhe me 2 topa të fituar në tabelë, i jep mundësinë skuadrës të kundërsulmojë e të realizojë pikë të rëndësishme që i japin sërish avantazhin vendasve në 98-94.
Në minutat e fundit të sfidës, Mavericks arrin të rezistojë ndaj sulmeve të kundërshtarëve dhe të ruajë avantazhin, duke mbyllur ndeshjen në favorin e tyre me rezultatin përfundimitar 104-96.
Për Timberwolves ra në sy mungesa e Kevin Love për shkak demtimi, i cili deri para kësaj sfide kishte luajtur të gjitha ndeshjet e sezonit.
Me këtë sukses, Dallas arrin fitoren e 50-të të sezonit, duke u konfirmuar si skuadra e dytë më e fortë e Konferencës Perëndimore, pas San Antonio Spurs.
Ne ndeshjen tjetër të mbremjes, Utah Jazz u mund nga Neë Orleans Hornets me rezultatin 117-121.
Friday, 25 March 2011 16:07