Hummels Mats i Borussia Dortmund i kërkon ekipit për të përfunduar sezonin fuqishëm, sepse titulli është në duart e tyre.
Ai i bëri thirrje të skuadrës për t’u përqëndruar në shtatë xhirot e fundit dhe të tregojnë një kualitet të jashtëzakonshëm.
Mbrojtësi u ka bërë thirrje shokëve të skuadrës të jenë të kujdeseshëm ndaj Hannoverit këtë javë, duke pretenduar se ata duhet të kthehen në shtëpi me tre pike të tubuara. Sfida do të jetë e vështirë, por nuk jemi rastësisht në krye të tabelës, për ne vlen vetëm fitorja dhe asgjë më pak, ka thënë ai.
Hummels gjithashtu komentoi edhe mbi pushimin që ofruan ndeshjet e kombëtareve, të cilat ai beson se do të kenë efektin e vet ne ligë, dhe shton se “tani duam që të luajmë fort deri në fund të sezonit”.
Pavarësisht nga betejat e tyre të fundit, Dortmund kryeson në tabelë me 62 pikë në 27 ndeshje. Gjithashtu vlen të përmendet se ekipi ka sulmin e dytë më të mirë në ligë me 54 gola dhe mbrojtjen më të fortë në ligë me vetëm 16 gola të pranuara.
Friday, 01 April 2011 13:20