Agjenti dhe vëllai i Marko Materacit, Mateo, thotë se përgjegjësi i merkatos së zikaltërve, Marko Branka duhet fajësuar për zhytjen e Interit dhe jo trajneri Klaudio Ranieri.
“Unë mendoj se problemi është tek Branka, i cili është përgjegjës për merkaton tani, ne nuk duhet të fajësojmë trajnerin”, ka thënë Materaci i cili falë kontakteve të vëllait të tij është një person që merret shpesh në konsideratë nga drejtuesit zikaltër.
“Unë i kam kritikuar edhe në gusht operacionet e kryera nga Branka. Megjithatë, një sezon i dështuar mund të justifikohet pas fitoreve të mëdha”, u shpreh ai. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 29 February 2012 12:29