Mesfushori spanjoll i Chelseas, Juan Mata, është i bindur se skuadra e tij do ta mposhtë Manchester Unitedin në ketë të diel.
Mesfushori i Chelseas ka qenë i kërkuar edhe nga Man Utd dhe Man City, mirëpo në çastet e fundit Chelsea bëri hapin përfundimtar.
“Është e qartë se ata kanë pasur një fillim të fortë,” tha Mata, përpara përplasjes së Chelseas në Old Trafford, të dielën.
“Por, unë mendoj se ne e kemi mbyllur atë hendek, ne jemi vetëm dy pikë larg, që mendoj se është një distancë që nuk ka shumë vlerë.”
“Ne kemi treguar se ne mund të fitojmë, këtë e bëmë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Friday, 16 September 2011 09:45