Ish-mesfushori i Liverpoolit është i vendosur të plotësojë vendin e kapitenit të lënduar, Carles Puyol.
“Unë do të preferoja që të gjithë shokët e mi të jenë në dispozicion për të luajtur, por në qoftë se jam zgjedhur për atë pozicion, unë do të përpiqem të bëjë të njëjtën, mënyrën siç e kam bërë vitin e kaluar,” tha ai në një konferencë për shtyp.
“Avantazhi është se unë tashmë kam eksperiencë në atë pozitë.” Mascherano këmbëngulë se Barça nuk ka nevojë për të blerë një qendër-mbrojtës të ri pas largimit të Gabi Militos, për në Independiente.
“Ai, Guardiola, beson në atë që ai ka. Unë jam i trishtuar me largimin e Militos, sepse ai është një mik i imi i madh, por unë e di që ai është i lumtur të kthehet në familjen e tij,” shtoi kapiteni i kombëtares së Argjentinës. (LajmeShqip.com)
Friday, 12 August 2011 12:24