Martin Skrtel, thotë se ndryshimet që kanë ndodhur në Anfield muajt e fundit janë optimiste për të besuar në sukses gjatë sezonit 2011/12.
Skrtel ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpoolin në gusht të vitit të kaluar, kur menaxher ishte Roy Hodgson.
Nën udhëheqjen e King Kennyt, 26-vjeçari u bë një qendërmbrojtës ndoshta edhe i pazëvendësueshëm në vitet e ardhshme.
Ne kemi një ekip vërtet të madh dhe unë jam shumë me fat dhe krenar që luaj në mesin e fansave më të flaktë në botë, prandaj unë mund të premtoj se do të japim gjithçka për sezonin e ardhshëm.
Gjithashtu, konfirmohet se Liverpooli ka rënë dakord për të nënshkruar me lojtarin e Rennes, Sylvian Marveaux. Ky i fundit ka zbuluar tashmë se ai do të largohet nga Rennes në verë, pas 10 vjetësh në klub, dhe disa raporte kanë sygjeruar se ai tashmë ka rënë dakord për t’u bashkuar me Liverpoolin.
Menaxheri i përgjithshëm i Rennes, Peter Dreossi, pohoi: “Ne kurrë nuk do ta shohim më Sylvain Marveaux me trikon tonë përsëri.”
Disa raporte kanë zbuluar se Marveaux ishte i pranishëm në Anfield në fillim të sezonit, kur të kuqte luajtën kundër Ëolves në Premier League.
Në një deklarate për shtyp, Marveaux tha: “Unë nuk kam nënshkruar ende me Liverpoolin. “Ajo që është e sigurt është se në sezonin e ardhshëm do të luaj në Angli”.
Edhe ish lojtari i LFC, Javier Mascherano triumfin e Barcelonës në Champions League kundër Manchester United ua ka dedikuar fansave të Liverpoolit.
“Unë e di se disa tifozë të Liverpoolit ishin të zhgënjyer me largimin tim dhe disa të tjerë ishin të mërzitur, mirëpo këtë triumf ua dedikoj atyre, në shenjë respekti dhe dashurie që kam për ta. Ne jemi të lumtur pasi luajtëm në mënyrën tonë, kemi pasur disa raste në pjesën e pare, mirëpo nuk e arritëm synimin tonë ndërsa në pjesën e dytë e arritëm”, tha menjëherë pas ndeshjes, Javier Mascherano.
Monday, 30 May 2011 09:58