Olimpik Marseja ka hedhur poshtë të gjitha akuzat me të cilat është përballur gjatë javës së fundit, sidomos ato të ryshfeteve të përfituar nga drejtues të klubit për transferimin lojtarëve.
“RMC” raportoi se kishte një hetim për korrupsion rreth transferimit të Samir Nasri nga klubi francez drejt Arsenalit në vitin 2008, ndërsa “Le Parisien” pretendon se një familje mafioze nga Korsika ka përfituar financiarisht nga transferimi drejt këtij klubi nga Tuluza i sulmuesit Andre-Pierr Zhinjak.
“Me çudi të madhe po shohim se si mediat po shpërndajnë informacione të rreme dhe paragjykuese, duke sugjeruar se ka edhe lidhje mes krimit të organizuar dhe klubit”, lexohet në deklaratën e lëshuar nga Olimpik Marseja.
“Të përballur me këtë fushatë njollosjeje, dy ditë para një ndeshje vendimtare, klubi dëshiron që të konfirmojë besimin ndaj të gjithë punonjësve të vet, sidomos drejtorit sportiv”, vijon deklarata, në të cilën aludohet se gjithçka është bërë me qëllimin e vetëm që të shpërqendrohet ekipi para takimit kundër Paris Sent Zhërmen që mund të jetë vendimtar në luftën për titullin kampion në Francë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 23 February 2013 09:28