“Zonja e Vjetër” është në kërkim të lojtarëve të mëdhenj për një mërkato që duket të jetë më e shpenzueshmja dhe njëkohësisht më e goditura pas periudhës Calciopoli.
Shumë ekipe të mëdha janë kontaktuar për të parë se cilët lojtarë do të vendosen në merkato, për t’i dorëzuar Conte-s një skuadër konkurruese në nivelet e larta. Pirlo mund të konsiderohet goditja më e madhe deri më tani, kurse Ziegler, duke pasur parasysh edhe pozicionin ku luan, nuk duket një lojtar në gjendje që të ekzaltojë turmën.
Ëndrra mbetet Aguero, i cili ka pohuar edhe vetë se do të largohet nga Colchoneros në këtë merkato. Juventus është e vetmja skuadër e interesuar deri tani për argjentinasin, por madrilenët nuk pranojnë bisedime për çmimin e fiksuar në 45 milionë euro.
Tevez ka shprehur kundërshtimin e tij për një transferim në Torino, sepse “Zonja e Vjetër” është jashtë kupave evropiane.
Shumë afër duket Gokhan Inler, që pritet t’i bashkohet Juventusi javën e ardhshme.
Juventus është në kërkim të një sulmuesi me peshë dhe objektivi numë një i “Zonjës së Vjetër” është argjentinasi Sergio Aguero.
Por, në rast se tratativat për transferimin e tij nuk do të kenë sukses, alternativa është një tjetër argjentinas: Gonzalo Higuain.
Lajmin e konfirmon “El Mundo Deportivo”, Sipas gazetës, alternativa e tretë e Juventus është sërish një sulmues “merengue”, francezi Karim Benzema.
Saturday, 28 May 2011 12:41