Motra e sulmuesit, Cristina Balotelli pranoi se sulmuesi, vëllai i saj, 21 vjeç, sot është një karakter me të meta.
Por, ajo këmbëngulë se kritikat e vazhdueshme pse ai u bashkua me Cityn nga Interi, vitin e kaluar, nuk ishin të drejta.
Ajo shtoi: “Ai është i lumtur me trajnerin dhe ekipin, por nuk i pëlqen Manchesteri, i mungon shtëpia e tij, Brescia. Manchesteri nuk i pëlqen aspak, ju nuk mund të prisni që një i huaji të vijë dhe të adaptohet aq lehtë në Manchester. Edhe njerëzit që jetojnë në Manchester, më thanë se është një zonë krahinore dhe bie shumë shi, aq shumë sa të dëshpëron”, tha Cristina.
“Njerëzit e mendojnë jetën e lehtë, për shkak se kanë të holla dhe popullaritet, por nuk është ashtu. Mund t’i kesh të gjitha të hollat e botës, por e rëndësishme është të jesh i lumtur”, përfundoi motra e sulmuesit kontravers. (LajmeShqip.com)