Lojtari i Werder Bremenit Marko Marin, ka deklaruar se ai mund të largohet nga klubi Gjerman në ketë verë, në qoftë se një klub i madh bën ofertë për shërbimet e tij.
Marin ishte transferuar ne Bremen për 8.500.000 euro nga Borussia Monchengladbach në vitin 2009, duke shënuar 12 gola dhe 24 asistime në 89 paraqitjet e tij për skuadrën e Thomas Schaaf.
Klubet nga Premier League, Liverpool dhe Tottenham kanë treguar interes në Marin dhe një mori e klubeve evropiane janë gjithashtu në kërkim të 22-vjeçarit.
“Nëse një klub i madh interesohet për mua, unë do ta mirëprisja ketë oferte, por tani për tani jam i lumtur ne Werder përfundoi Marin.
Një prezantues i TV i njohur me emrin Derek Acorah pohoi se ai ka parashikuar kthimin e Dalglishit para disa vitesh dhe po ashtu tha se Liverpoolit nën drejtimin e tij do tu kthehen ditët e lavdishme.
Ai tha: “Para disa vite, gurja e tij e bukur me një grua tjetër të një futbollistit erdhën në zyrën time për një intervistë. Në pjesën e fundit u ngrita dhe ju thash zonjave, Kenny Dalglish do të kthehet në Liverpool dhe njëkohësisht edhe sukseset do të vinë.” përfundoj Acorah.
Liverpool për sezonin e ardhshëm ka mbetur jashtë Evropës pasi nuk ka mundur të kualifikohet në tabelë që çon për në Evropë. Liverpool ka humbur ndeshjen e fundit të kampionatit 1-0 kundrejt Aston Villa.
Një gol i Downing në minutën e 33 ka shuar shpresat e të gjithë tifozëve të Liverpoolit të cilët nuk do të luajnë në asnjë eveniment Evropian sezonin e ardhshëm.
Kenny Dalglish pranoj se është i lumtur me pozitën e gjashtë këtë sezon, duke parë se çfarë starti të sezonit Liverpool ka pasur.
“Ne nuk u kualifikuam në Evrop për shkak se ne humbëm sot dhe kemi pasur një start të dobët në fillim të sezonit.”
“Nëse ju ja filloni keq fillimin e sezonit, atëherë jeni me fat që përfundoni në vendin e gjashtë. Ne arrimë aq afër për tu kualifikuar mirëpo nuk arritëm, jam i zhgënjyer që nuk përfunduam në vendin e pestë, mirëpo nuk jam i zhgënjyer me asnjë lojtarë sepse ata e kanë bërë më të mirën.” tha Dalglish.
Monday, 23 May 2011 09:09