Mesfushori i Werder Bremen, Marko Marin është shprehur i vetëdijshë për interesimin e Liverpoolit për të.
22 vjeçari, kontrata e të cilit skadon në vitin 2013, ka impresionuar me paraqitjet e tij në 18 muajt e fundit dhe është lidhur me një largim nga futbolli gjerman.
Reds mendohet se duan të sjellin edhe yje tjera në skuadër gjate verës, pas transferimit të dyshes Luis Suarez dhe Andy Carroll në janar.
Por Marin është i fokusuar në paraqitjet e tij për Werderin për momentin, ai për Bild tha : “Po jam i vetëdijesohem për këtë interesimin e Liverpool.”
“Sidoqoftë, unë jam duke u fokusuar në Werder Bremenin.”
“Ne kemi pasur kohëra të vështira këtë sezon dhe ishte vështire, sigurisht, unë ende dua të jem në Werder Bremen. Pres që sezonin e ardhshëm të luajmë më mirë.”
Friday, 13 May 2011 13:31