Presidenti i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, ka konfirmuar se portieri i tij, David de Gea, do të transferohet te kampioni anglez, Manchester United.
“Ai do të shkoj te Manchester United. Ne kemi dashur të rinovojmë me të edhe për gjashtë vite tjera dhe të rrisim pagën e tij por ende nuk është bërë asgjë”.
“De Gea dhe nëna e tij nuk do të pranojnë ofertën tonë për rinovim kështu që ai do të shkoj te United”, tha Marin për Radio Marca.
Ndërsa sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka thënë se ai e ka këshilluar bashkëlojtarin e tij, David de Gean, për t’u transferuar te Manchester United.
“De Gea është një portieri shumë i mirë me një të ardhme të ndritshme. Ai më ka pyetur mua për transferimin te United dhe ne kemi biseduar shumë për këtë gjë”.
“United është një vend i mirë për të fituar eksperiencë. Menaxheri është legjendë, stafi është shumë i mirë dhe fansat janë shumë të mirë të cilët më kanë përkrahur mua shumë edhe pse nuk kam shënuar shumë gola”, tha Forlan për The Sun.
Friday, 27 May 2011 15:35