“Juventus nuk luajnë në Evropë dhe mund të jetë një përfitim i madh për ta,” tha Tardelli për Gazzetta dello Sport. “Mendoj se ata mund të fitojnë scudetton këtë sezon.”

“Milan dhe Inter janë të hutuar edhe Napoli kanë mendjet e tyre në Ligën e Kampionëve,” arsyetoi ai.
Ish-mesfushori i Juventusit vlerësoi gjithashtu punën e trajnerit të ri Conte Antonio, por paralajmëroi se atij duhet ti lejohet kohë për të vazhduar punën me ekipin.
“Conte duhet të lihet vetëm për të zhvilluar idetë e tij taktike,” tha Tardelli.
Juventus aktualisht ndajnë vendin e parë në Serie A se bashku me Udinesen. Të dy ekipet kanë grumbulluar 11 pikë pas pesë raundeve të ndeshjeve. (LajmeShqip.com)
Thursday, 06 October 2011 11:58