Daily Mail thotë se Aguero i ka mërzitur kundërshtarët e tij pas fundit të lojës, duke e kënduar një këngë në spanjisht, në stadiumin Etihad.
Zv/presidenti i Villarreal, Jose Manuel Llaneza dhe mbrojtësi Karlos Marchena, e kanë kritikuar ish-sulmuesin e Atletico Madrid, pasi lojtarë nga të dyja ekipet shkëmbyen ofendime në tunel, në fund të lojës.
Është e kuptueshme që Aguero ishte dëgjuar duke kënduar një këngë në spanjisht, pasi ai u largua në fushë dhe kjo mund të jetë ajo që e ka mërzitur Villarrealin.
Marchena, i cili shënoi një autogol në gjysmën e parë, tha: “Në futboll duhet të keni klasë, sidomos në momente si ky.”
“Aguero nuk është i denjë dhe, sidomos, gjesti që ai e bëri. Këto situata janë një turp dhe ju them se edhe personi që bëri atë është i njëjtë.
“Ju duhet të jetë një njeri i mirë, si dhe një sportist i mirë, dhe të tregoni klasë.” (LajmeShqip.com)
Thursday, 20 October 2011 21:31