Marçelo Lipi ka lëvizur shpejtë për të hedhur poshtë çdo mundësi që e lidh atë me ndonjë rol te Lacio, nëse Edi Reja largohet nga klubi.
Këtij të fundit i është refuzuar dy herë dorëheqja nga ana e skuadrës romane gjatë këtij sezoni. Si rrjedhojë, nuk kanë munguar spekulimet rreth ish-trajnerit të Italisë, i cili është i papunë që prej dy eksperiencave me kombëtaren.
Por 63 vjeçari ka përjashtuar tashmë një rikthim në ndonjë klub, duke thënë se ai joshet vetëm nga punët me kombëtaret.
“Unë dua të marr drejtimin e një kombëtareje”, theksoi Lipi për “Tuttomercatoweb”. “Nuk kam ndërmend të kthehem sërish te ndonjë klub në Itali”.
“E kam thënë edhe më parë dhe unë do të përsëris atë: Unë nuk jam lloji i personit i cili ndërron mendjen e tij”.
“Unë nuk kam pasur asnjë telefonatë nga Lacio dhe jam i sigurt se ata e kanë lexuar atë që unë kam thënë para mediave 100.000 herë”.
Gjatë eksperiencës te Juventus, Lipi ka fituar pesë trofe, duke përfshirë Serinë A dhe Ligën e Kampionëve. (LajmeShqip.com)
Friday, 24 February 2012 18:53