Diego Armando Maradona ka deklaruar se është i habitur me zgjedhjet e karrierës së Leonardo, duke lënë të kuptohet se braziliani është i tërhequr vetëm nga paratë.
Pas detyrave si trajner i Milanit dhe Interit, Leonardo tashmë është drejtor sportiv i Paris Sent Zhërmen, një nga klubet më të pasura në botë pasi pronar është Kompania Kombëtare e Investimeve të Katarit.
Maradona, i cili aktualisht drejton Al Uasl në Emiratet e Bashkuara Arabe, sugjeroi se braziliani shkoi në Paris vetëm nga tërheqja e dollarëve të fituara nga nafta.
“Unë nuk kuptoj Leonardon. Unë nuk arrita ta kuptoja kur lëvizi nga Milani te Interi dhe e kuptoj edhe më pak atë që po bën tani te PSZH. Unë pyes veten nëse ai është një futbollist, një trajner, një menaxher apo një tregtar karburanti”.
“Kjo është prova se sot në futboll fiton më shumë nëse di si të influencosh të tjerët”, deklaroi legjenda e futbollit botëror. (LajmeShqip.com)
Sunday, 08 January 2012 16:47