Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Diego Armando Maradona nuk ka fshehur kënaqësinë që ka kur sheh të luajë Napolin, ekip i kthyer mes emrave të mëdhenj të futbollit evropian falë paraqitjes së shkëlqyer në Ligën e Kampioneve.
“Laveci vrapon pa fund, me apo pa top, duke çekuilibruar çdo rreshtim të kundërshtarit. Kavani është bërë i pakapshëm dhe Hamshik më pëlqen shumë. Janë të mirë dhe luajnë me zemër”.
“Kam vuajtur me ta gjatë ndeshjes me Çelsin. Në ndeshjen e parë duhej të kishin fituar më thellë. Por në”Stemford Brixh” nuk arritën ta mbanin presionin dhe i kuptoj sepse është e vështirë të menaxhosh situatën në një stadium anglez. Tani e rëndësishme është të kthen të tretët në renditje në kampionat. Nëse me herën e parë arritën të paraqiteshin mirë, pres që vitin tjetër të jetë edhe më mirë se kaq”.
Më pas ai ka folur edhe për rivalitetin në luftën për titull mes Milanit dhe Juventusit. “Rilindja e Juventusit është pika më e nxehtë e këtij sezoni. E them me keqardhje pasi në perspektivën e një Napoli që lufton për titull, do të ketë një kundërshtar të tmerrshëm më shumë. Milani ka një avantazh të vogël por të rëndësishëm ndaj është i favorizuar në këtë duel”.
Nuk mund të mungonin pyetjet për krahasimin mes tij dhe Lionel Mesit. “Duke e stërvitur si trajner i Argjentinës, gjëja që më kujtonte më shumë nga vetja është kuptimi i rrufeshëm i mënyrës se si do të zhvillohej aksioni. Është një cilësi e lindur, diçka kompjuterike. Po të kishim mundësi të dialogonim me një person që mendon me të njëjtën shpejtësi, të dy do të kishim dhënë më shumë”. (LajmeShqip.com).
Saturday, 24 March 2012 10:46