“Për mua lojtarët më me rëndësi tek United janë sulmuesit. E kam shikuar Hernandezin tek Meksiko, dhe menjëherë është parë se ka talent, dhe nuk çuditem se ka një sezon debutues kaq të mirë. Ai është si fantazmë dhe mbrojtësit nuk dinë si të mbrohen, pasi nuk e dinë se ku është. Hernandez do të krijojë shumë hapësira për Rooneyn, i cili duhet t’i përdorë ato”, ka thënë Maradona.
Legjenda Diego Maradona beson se sulmi i Manchester United seriozisht mund ta rrezikojë mbrojtjen e Barcelonës në finalen e sontme.
“Nuk ka përgjigje të duhur për lojën kundër Messit. Unë me siguri nuk do të vendosja një fllaster tek Messi, pasi ai do të lirohet dhe do të krijojë hapësirën e duhur. Vidiç dhe Ferdinand duhet ta marrin kur është afër 16-metërshit, kurse në rastet tjera, do t’iu duhet ndihmë për të mos i bërë ai ato gjëra që i bën”, ka thënë Maradona.
Ndërsa Kompania Turkish Airlines ka publikuar reklamën e saj më të re. Rolet kryesore i kanë yjet e Manchester United, Wayne Rooney, Nani, Rafael, Fabio, Fletcher dhe Smalling.
Ja linku i reklamës se Turkish Airlines me yjet e Manchester United
http://www.youtube.com/watch?v=gLqeVUHpx48&feature=player_embedded#at=49
Sa i përket finales e sotme Kompania Nike ka krijuar një reklamë para finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Manchester United.
Ja linku:
http://www.youtube.com/watch?v=qLfqJDqxehg&feature=player_embedded#at=13
Saturday, 28 May 2011 15:34